Sport

Shqipëria – Ishujt Faroe, formacionet zyrtare


Shqipëria dhe Ishujt Faroe do të luajnë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Euro 2024 këtë të hënë, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

Skuadra e drejtuar nga braziliani Sylvinho po përjeton ende euforinë e kualifikimit të dytë në histori për turneun europian, të arritur javën e kaluar.

Kryesuesja e grupit me 14 pikë, Shqipëria po kalon një fazë të shkëlqyer. Deri më tani, fushata kualifikuese ka katër fitore, dy barazime dhe një humbje, në shtatë ndeshje.

Një nga barazimet ishte ndaj Moldavisë, në xhiron e fundit. Kaq mjaftoi për kualifikimin. Tani, skuadra ka një mision, të përfundojë si lider i Grupit E.

Teksa ka mbetur edhe një orë deri në fillimin e takimit, dy trajnerët, Sylvinho i Shqipërisë dhe Hakan Ericson i Ishujve Faroe kanë publikuar formacionet zyrtare.

Shqipëria: Thomas Strakosha; Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Mario Mitaj; Kristjan Asllani, Keidi Bare; Jasir Asani, Nedim Bajrami, Myrto Uzuni; Mirlind Daku.

Ishujt Faroe: Mathias Lamhauge; Viljormur Davidsen, Odmar Faero, Andrias Edmundsson, Viljormur Davidsen; Brandur Hendriksson, Jakup Andreasen, Gunnas Vatnhamar, Rene Joensen, Joannes Bjartalid; Joan Edmundsson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore