Shqipëria

Shqipëria i ka të gjitha: diell, det dhe vezë të ziera


Në redaksinë e të mirënjohurës britanike, “The Guardian” ka mbërritur një letër.

Një artikull i publikuar nga “The Guardian” javë më parë tërhoqi vëmendjen e ish-aktores britanike, Carole Gray.

“Kthimi i Shqipërisë një destinacion turistik me plazhe, male, qytete antike dhe çmime të ulëta”, ishte ky titulli që ngacmoi kujtesën e Gray-t.

Ajo rikujton një ndër paketat e para turistike për pushime në Shqipëri, që u zgjodh nga prindërit e saj në fund të viteve 1980.

Udhëtimi i tyre nga Mbretëria e Bashkuar nisi me karvan dhe ishte një largim i shumëpritur.

Asokohe nuk mund të fluturoje në Shqipëri, kështu që prindërit e saj udhëtuan për në aeroportin më të afërt dhe i hipën në një karrocë për të kaluar kufirin.

Ish-aktorja mban mend rrëfimet e nënës, kur i kishte thënë se në kufirin shqiptar i kishin konfiskuar revistën “She”, pasi ajo konsiderohej si pornografike.

Diçka e kishte ndjekur nënën e saj gjatë vizitës në Shqipëri.

E ajo diçka ishte një vezë e zier.

Një ditë ajo nuk mundi të përballej me një vezë tjetër të zier për mëngjes dhe e la atë.

Vetëm disa çaste më pas ajo u ndoq nga pronari i hotelit, i cili donte t’i jepte vezën, pasi mendoi se ajo kishte harruar ta merrte me vete.

“Në një farë mënyre, nëna ime filloi të fliste me një grup shqiptarësh në sheshin e një qyteti të vogël”.

Prindërit e Gray-t e gjetën veten papritur në mesin e një dasmë që kishte nisur gjatë mbrëmjes.

Bashkëshortët nuk flisnin shqip e asnjë nga të ftuarit në dasmë nuk fliste anglisht.

Por ata kaluan një kohë të mrekullueshme dhe u kuptuan më së miri.

“Nëna ime gjithmonë fliste me shumë dashuri për atë festë dhe popullin shqiptar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore