Shqipëria

Shqipëria i bashkohet sanksioneve të BE-së për tre gjeneralë iranianë


Autoritetet shqiptare kanë përfshirë në listën e sanksioneve tre gjeneralë iranianë dhe kompaninë që qëndron pas prodhimit të dronëve “Shaheed”.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Euronews Albania”.

Shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, gjeneralmajor Mohammed Hossein Bagheri, oficeri i logjistikës, gjenerali Sayed Hojatollah Qureishi dhe komandanti i dronëve të Gardës Revolucionare, gjeneral brigade Saeed Aghajani, u sanksionuan.

Qendra kërkimore e Iranit për industritë e aviacionit, Shahed, është vendosur gjithashtu në listën e sanksioneve.

Lista e të sanksionuarve vazhdon me kolonelët dhe drejtuesit e tjerë të ushtrisë dhe Gardës Revolucionare të Iranit, të cilët akuzohen se janë përfshirë në programin e furnizimit të Rusisë me dronë pa pilot.

BE-ja vendosi sanksione më 20 tetor, kundër tre gjeneralëve iranianë dhe një firme armësh të akuzuar për furnizimin me dronë iranianë në Rusi që janë përdorur për të bombarduar Ukrainën.

Emrat e prodhuesit iranian të dronëve “Shahed Aviation Industries” dhe tre zyrtarëve të lartë ushtarakë iranianë u publikuan në revistën zyrtare të BE-së, duke i shtuar ata në listën e zezë të sanksioneve.

Dronët kamikazë iranianë të përdorur nga Rusia: Çfarë janë dhe si funksionojnë?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore