Shqipëria

Shqipëria i bashkohet deklaratës së G7-ës për garancitë e sigurisë për Ukrainën


Shqipëria ka shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar deklaratës së Grupit të Shtatë (G7) për garancitë e sigurisë për Ukrainën deri në anëtarësimin e saj në NATO.

Lajmi u bë i ditur nga “E Vërteta Evropiane”, duke cituar Ihor Zhovkva, Zëvendës Shef i Zyrës së Presidentit të Ukrainës.

Zhovkva thotë se kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi zyrtarisht gatishmërinë e vendit për t’iu bashkuar Deklaratës së Përbashkët të G7-ës për garancitë e sigurisë për Ukrainën deri në anëtarësimin e saj në NATO gjatë një takimi dypalësh në New York.

“Shqipëria është bërë vendi i 29-të në këtë listë të aleatëve të Ukrainës”, theksoi ai.

Një komunikatë e publikuar më vonë nga Zyra e Presidentit të Ukrainës mbi takimin e liderëve sugjeron se Tirana zyrtare i është bashkuar tashmë deklaratës së G7 në vend që thjesht të deklarojë gatishmërinë e saj për ta bërë këtë.

“Presidenti falënderoi Shqipërinë për anëtarësimin në Deklaratën e Përbashkët të G7 për Mbështetjen për Ukrainën. Ky dokument është baza për marrëveshje të mëtejshme dypalëshe midis Ukrainës dhe partnerëve të saj”, thuhet në deklaratë.

Zhovkva njoftoi gjithashtu se Shqipëria kishte nënshkruar një deklaratë mbështetjeje për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO, duke u bërë vendi i 25-të që e bën këtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore