OVL thotë se i arrestuari në Serbi s’ka qenë pjesë e UÇK-së

Nënkryetari i OVL-së thotë se i arrestuari në Serbi nuk figuron në asnjë listë zyrtare të veteranëve të UÇK-së, as si pjesëtar, as si luftëtar. Gjithashtu, emri i tij nuk figuron as në listën e brigadës 138 Agim Ramadani që ka operuar në Koshare.