Shqipëria

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje në tregjet e energjisë elektrike


Nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë si dhe Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë (ERE), dhe operatorët e sistemeve të transmetimit të Shqipërisë  dhe Kosovës (OST dhe KOSTT), kanë nënshkruar më 21 tetor, Marrëveshja Kornizë të bashkëpunimit të tregjeve të energjisë elektrike.

Në njoftimin e ZRRE, thuhet se bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e konkurrencë në tregjet e energjisë elektrike.

“Ky bashkëpunim do të përforcojë shfrytëzimin më efikas të interkoneksioneve të përbashkëta ndërkufitare përmes metodave objektive, të bazuara në treg jo-diskriminuese dhe transparente”.

Po ashtu, përmes këtij bashkëpunimi synohet të ofrohet hyrja korrekte dhe jo-diskriminuese në tregun e ditës në avancë dhe brenda ditës duke nxitur efiçiencë të përfitimeve në të dy tregjet e energjisë elektrike.

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë

“Ky bashkëpunim, si i pari në rajon në një treg të përbashkët, do të shërbejë si nxitje për zgjerimin e bashkimit të më shumë tregjeve në rajon e me gjerë”.

Kjo marrëveshje përcakton të drejtat, detyrimet dhe hapat e nevojshëm që palët nënshkruese duhet të ndërmarrin për të bashkëpunuar në lidhje me organizmin e tregjeve të bashkuara të energjisë elektrike.

Ndërsa, sa i përket roleve dhe përgjegjësive në lidhje me operimet, administrimin dhe vendimmarrjen,do të bëhen përmes organizimit të alokimit të kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit në kufijtë e tyre të përbashkët një ditë më herët dhe brenda ditës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore