Sport

Shqipëria dhe Kosova bashkohen për të krijuar “Ligën Unike”


Pas shumë përpjekjeve Shqipëria dhe Kosova nuk kanë arritur t’i bashkojnë dy shtetet, por basketbolli arriti të bëjë hapin e parë duke krijuar një ligë të përbashkët.

Pas një periudhe të gjatë, që nga nënshkrimi për të krijuar një ligë të përbashkët në basketboll mes Kosovës dhe Shqipërisë u krijua “Liga Unike” ku do marrin pjesë skuadrat nga dy shtetet.

Gara do të zhvillohet në formatin e “Final 8” ku do të sistemin e eliminimit direkt.

Ndeshjet e para, çerekfinale do të luhen në Rahovec me datën 6 dhe 7 prill 2021. Ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e Ligës Unike do të zhvillohen me datat 13-14 prill në Durrës.

Kundërshtarët do të bëhen të ditur sot, pas hedhjes së shortit. Po ashtu Liga Unike ka informuar se shorti do të mbahet në ambientet e mbyllura të Ligës Unike, për shkak të pandemisë COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore