Lajme

Shpërthimi i vullkanit në Kongo/ 400 mijë banorë largohen nga Goma


Rreth 400 mijë banorë të qytetit kongolez Goma dhe rrethinave të tij, kanë filluar të evakuohen pas shpërthimit masiv të një vullkani, prej të cilit kanë mbetur të vdekur të paktën 31 persona. Një shpërthim tjetër është i pritshëm në atë zonë sipas studiuesve.

Informacionet paraprake, janë se poshtë liqenit Kivu, fshihet një aktivitet i fuqishëm magmatik, i cili rrezikon zonën. Raportimet janë se zgjerimi i magmas është i dukshëm dhe shpërthimi i pritshëm.

Nuk dihet ende nëse ky shpërthim do të ndodhë mbi sipërfaqe apo brenda liqenit. Ky version i dytë është më i miri i mundshëm, për të evituar dëmet në njerëz dhe materiale.

Vendimi përfundimtar për evakuimin e banorëve vjen një javë pas shpërthimit të madh të vullkanit në lartësinë 3 mijë e 500 metra.

Dhjetë lagje kanë qenë në zonën e kuqe të qytetit Goma. Rreth 80 mijë shtëpi janë boshatisur nga banorët. Më shumë se gjysma e tyre janë fëmijë. Një pjesë madje, janë shkëputur nga familjarët për të realizuar evakuim sa më të shpejtë.

Nëse situata vazhdon e tillë, po shihen mundësi të reja për strehim më afatgjatë të banorëve që kanë mbetur pa strehë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore