Lajme

Shpend Ahmeti uron Përparim Ramën – “Suksese në mandatin e radhës”


Kryetari në përfundim të mandatit i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar fituesin e zgjedhjeve Përparim Ramën pas përfundimit të numërimit të votave në Prishtinë.

“Tash është e qartë. Kryetari i ri i Prishtinës do të jetë Përparim Rama”, ka shkruar Ahmeti.

“Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve”.

Ndërkaq, Ahmeti e kurseu nga kritikat Vitinë, ngase, siç tha ai, “Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve”.

“Une sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushaten e rezultatin. Duke e njohur, e di se nuk do të jetë fundi i angazhimit tij publik”, shkroi ish-kryetari Ahmeti.

Ndërkaq bëri të ditur edhe se “Gjatë javëve në vijim do të presim certifikimin final dhe pastaj do ta organizojmë edhe pranim dorëzimin e detyrës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore