Lajme

Shpallet fajtor infermieri në Texas, vriste pacientët duke u injektuar ajër


Një infermier në Texas është shpallur fajtor për vrasjen e katër pacientëve, pas akuzave se u ka injektuar atyre ajër pas operacioneve në zemër.

37-vjeçari William Davis u dënua për vrasje të rëndë të martën e 19 tetorit.  Tani mund të përballet me dënimin me vdekje.

Prokurorët thanë se shtatё persona ishin në shënjestër nga qershori i vitit 2017 deri në janar 2018.

Burrat, të moshës 47-74 vjeç, përjetuan “simptoma të ngjashme me konvulsione” dhe vdiqën nga dëmtimi fatal i trurit, pasi iu injektua ajër në venat arteriale.

Gjykata njoftoi se, operacionet e katër burrave të vrarë nga Davis rezultuan të suksesshme dhe mjekët u habitën sesi gjendja e tyre u përkeqësua më pas.

Sipas tyre, mjekёt pasi vëzhguan skanimet CT, pikasën shenja ajri në trurin e pacientëve dhe kuptuan se diçka nuk shkonte.

William Yarbrough, pulmonolog me bazë në Dallas, përpara jurisë deklaroi se kurrë nuk kishte hasur një rast të tillë në dekadat e tij në mjekësi.

Gjatë gjykimit, pamjet e sigurisë treguan Davis, teksa hynte në dhomën e njërit prej pacientëve, alarmi i monitorit të zemrës së të cilit u dëgjua vetëm tre minuta më vonë. Më vonë, ai vdiq nga injeksioni.

Avokati Mbrojtës i Davis, Philip Hayes, tha gjatë gjykimit se nuk kishte prova që burrat kishin vdekur nga injektimi me ajёr.

Ai u shpreh se klienti i tij po bёhej “dash kurbani” i një spitali me çështje serioze procedurale.

Një nga prokurorët e çështjes, ravijëzoi se “një spital është vendi i përsosur ku një vrasës serial mund tё fshihet”.

Ata do të kërkojnë për Davis dënimin me vdekje, për të cilin dolën në përfundimin se “i pёlqente” tё vriste njerёz.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore