Përballje

Shorti i play-off për Katar 2022/ Portugalia dhe Italia në të njëjtin grup


Shorti i play-off për kualifikueset e Katar 2022

Në Zyrih të Zvicrës, është hedhur shorti që përcakton çiftet që do të përballen në gjysmëfinalet e play-off.

Të ndarë në tre grupe, ose ndryshe në tre rrugë, shorti ka qenë shumë interesant.

Dy kampionet e fundit të Evropës, Portugalia dhe Italia janë përcaktuar si pjesë e të njëjtit grup, pra vetëm njëra nga to ka mundësi të jetë pjesë e finaleve të Botërorit.

Nga tri grupe, tri skuadra do t’i bashkohen skuadrave tashmë dhjetë të kualifikuarave.

Skuadrat nga Evropa të kualifikuara në Katar 2022

Shorti i tërhequr është kështu:

Grupi A: Skocia pret Ukrainën, Uellsi pret Austrinë, dhe fituesit e këtyre dy dueleve do ndeshen në finale.

Grupi B: Rusia pret Poloninë, Suedia pret Republikën Çeke, dhe fituesit përballen në finale.

Grupi C: Italia pret Maqedoninë e Veriut, Portugalia pret Turqinë, fituesit e dy dueleve përballen në finale.

Gjysmëfinalet do të luhen më 24 mars, kurse finalet do të zhvillohen më 29 mars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore