Shoqatat e gazetarëve nga Evropa falënderojnë Kosovën për vendimin e Qeverisë

SHFLETO

Ilustrim.

 

Altina Marmullaku
01.03.2022 22:38
Loading Icons...

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për strehimin e 20 gazetarëve nga Ukraina në Kosovë është mirëpritur nga institucione të ndryshme të medias në Evropë.

Kjo iniciativë është marrë nga deputetja Doarsa Kica-Xhelili.

Kryetari i Unionit të gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko, ka falënderuar Kosovën dhe deputeten Kica-Xhelili.

“Të dashur miq nga Kosova dhe Evropa! Faleminderit që kujdeseni për kolegët e mi të dashur ukrainas”, derisa deputetes Kica-Xhelili i ka thënë “je më e mira”.

Po ashtu, Qendra Evropiane për Liri të Mediave (ECPMF) dhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), kanë shprehur mirënjohje për vendimin e ekzekutivit të Kosovës.

“Vendimi është në përputhje me qëndrimin e Kosovës për solidaritet me të drejtën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e saj territorial, dhe në frymën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut”.

Një gazetar që raportonte sulmet në Kiev.

“Vendimi, me të cilin do të ndahen 150 mijë euro nga rezervat shtetërore, është iniciuar nga deputetja Doarsa Kica Xhelili dhe më pas është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, njofton Qendra Evropiane për Liri të Mediave (ECPMF) përmes një njoftimi.

Ngjashëm është shprehur edhe drejtori i Qendrës Evropiane për Liri të Mediave (ECPMF), Lutz Kinkel.

Qendër kjo e cila do të përzgjedh gazetarët ukrainas që do të marrin këtë mbështetje nga Qeveria e Kosovës.

” I jemi mirënjohës Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendimin e saj të shpejtë për të ofruar ndihmë në këtë drejtim. Ne e dimë vlerën e ndihmës së gazetarëve gjatë kohëve të krizës dhe mirëpresim mundësinë për të ofruar mbështetje të ngjashme për gazetarët dhe punonjësit e mediave nga Ukraina”.

Me 1 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se Qeveria ka marrë vendim që t’i strehojë 20 gazetarë ukrainas në vendin tonë.

Ndryshe, kjo është bërë e ditur nga një dokument qeveritar i siguruar nga Reuters, të martën e 1 marsit.