Shqipëria

Në flakë një makinë në Pukë


Gjendet një makinë e djegur në aksin rrugor Gjegjan-Reps, në Pukë, mëngjesin e sotëm.

Mjeti tip “Skoda Fabia” është gjetur në vendin e quajtur “Kodra e Bardhë”.

Nga informacionet e para rezulton se makina ishte marrë me qira nga një turist i huaj në aeroportin e Rinas-it.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e djegies së makinës.

Policia e Pukës po punon për kapjen e personit që e mori me qira.

Policia dhe grupi hetimor i Pukës po punojnë për të zbuluar arsyen e djegies së mjetit. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore