Kosova

Shkruan përsëri status burri i Presidentes, thotë se “s’mund të heshtë”


Prindon Sadiku

Prindon Sadriu, burri i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, një ditë pasi i quajti mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, ka tentuar të arsyetohet se kinse po rrezikohet familja e tij, derisa ka theksuar se statusi i tij është devijuar, pasi ka shtuar se ka respekt për gazetarët profesionistë dhe është kundër agjendave të mediave.

“Tendencat për të njollosur veprimtarinë e imazhin e Presidentes Osmani, bashkëshortes sime dhe nënës së dy vajzave tona, janë thelbësisht vështirë të tolerueshme, sepse ato çdoherë kanë rezultuar me kërcënimin ndaj jetës dhe sigurisë së tyre, gjë që ka rezultuar edhe me vlerësimin më të lartë të rrezikshmërisë nga ana e institucioneve të sigurisë”, ka shkruar Sadriu në Facebook.

Sipas tij, “nëse nuk di t’i dalësh në krah familjes tënde, t’i rrezikon të mos dish t’i dalësh në krah as vendit të punës e as shtetit”.

“Mirëpo, kur rrezikohet jeta e familjes sime për shkak të demonizimit, dezinformatave e propagandës së njerëzve të caktuar, është detyrë po aq e shenjtë që të gjithë ta mbrojmë familjen, dinjitetin dhe të vërtetën”.

Ai ka thënë se “dhjetëra kërcënime, përfshirë kërcënime me vdekje që bëhen ‘live’ nëpër emisione ndaj familjes sime, linqimet publike ndaj babait të Vjosës duke e shpallur atë polic serb që ka kryer krime ndaj shqiptarëve, paraqitja e familjes sime si njerëz që kanë vrarë shqiptarë”.

“Pastaj paraqitja jonë si kinse spiunë e shërbëtorë të Rusisë e udhëheqës të klaneve mafioze, e deri tek propaganda e çdoditshme për kinse pasuri luksoze e artikuj për gjoja abuzim pushteti, janë jo vetëm të pavërteta por edhe kanë rezultuar me cenim të sigurisë edhe ndaj fëmijëve tanë që nga viti 2019’, ka shtuar ajo.

“Kur njerëzit e tu të zemrës përballen me sulme të vazhdueshme të bazuara në të pavërteta, janë qëllimkëqija dhe synojnë baltosjen e imazhit, ti zhveshësh nga çdo petk tjetër, sepse së pari dhe mbi të gjitha je një baba dhe një bashkëshort”.

Sadriu i ka dalë në krahë presidentes, pasi u raportua se Osmani sa ishte deputete, ishte kompensuar me 4 mijë euro, për derivatet e shpenzuara, përkundër se ajo jetonte në Prishtinë dhe sipas rregullores deputetët që jetojnë në kryeqytet nuk kanë të drejtë kompensimin.

“Presidentja Osmani nuk ka shpenzuar kurrë kot e as ka keqshfrytëzuar paranë publike – çdo cent i fituar nga ajo mund të arsyetohet e faktohet. Kjo kulturë e punës e karakterizoi atë si depu e si Kryetare e Kuvendit, dhe po e karakterizon sot si Presidente e vendit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore