Sport

Shkon në 9 numri i futbollistëve që braktisin Italinë


Kombëtarja e Italisë në futboll po kalon momente të vështira pas mos kualifikimit në Kupën e Botës, ku në fazën play-off befasisht u eliminua nga Maqedonia e Veriut, duke u mposhtur me rezultat 0:1.

Pas kësaj ndeshje, italianët do ta zhvillojnë një takim miqësor të martën ndaj Turqisë, që edhe kjo e fundit u eliminua nga Portugalia.

Për këtë takim miqësor, më herët grumbullimin e kanë lëshuar: Verratti, Insigne, Berardi, Jorginho, Mancini e Luis Felipe, derisa sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ky numër është shtuar gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për futbollistin e Milan-it, Alesandro Florenzi-n dhe atë të Inter-it, Nicolo Barella, të cilët thuhet se kanë lëshuar grumbullimin me kombëtare, për t’u bashkuar në stërvitje me ekipet e tyre.

Pra, pavarësisht se takimi i së martës është një ndeshje miqësore me Turqinë, italianë do të përballen me nëntë mungesa në këtë ndeshje.

Kujtojmë që kjo do të jetë hera e dytë radhazi që Italia nuk arrin kualifikimin në një eveniment të rëndësishëm siç është Kupa e Botës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore