Lajme

Shkon në 6 numri i viktimave nga sulmi me thikë në Sydney, një police neutralizoi autorin


Një sulm masiv me thikë ka ndodhur në një qendër tregtare në Sydney, ku gjashtë persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa autori është neutralizuar nga Policia.

Sipas një njoftimi të Policisë së qytetit më të madh australian, ngjarja është e pashpjeguar, por një njoftim është marrë prej tyre se dikush ka nisur të sulmojë njerëzit me thikë në qendrën tregtare dhe kishte shumë të plagosur.

Më pas, Policia bëri me dije se një person është neutralizuar prej tyre duke u qëlluar disa herë.

Më tej është njoftuar se ka qenë një efektive, ajo e cila arriti ta qëllonte autorin e ngjarjes.

Ndër personat e plagosur ka qenë edhe një foshnjë 9-muajshe, e cila është dërguar në spital për ndihmë urgjente dhe pritet të mësohet rreth gjendjes shëndetësore.

Në video të qarkulluara në media sociale, agresori shfaqet në një kat të qendrës tregtare, duke sulmuar njerëzit dhe duke qëlluar me thikë çdo person që i dilte përpara, pa bërë dallime.

Detaje të tjera priten në vazhdim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore