Kosova

Shkoi për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit – IPK rekomandon suspendimin e Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt


Inspektorati Policor i Kosovës, të martën, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt, me pretekstin se i njëjti së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore – “Sjellje e rëndë diskredituese”.

Rekomandimi për suspendimin e Komandantit të Stacionit Policor të Komunës së Skenderajt ka ardhur pasi i njëjti së bashku edhe me disa pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës, kanë shkuar për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit, ish i burgosuri, i cili u vra në Serbi nga policia atje, pasi akuzohej për vrasjen e një polici serb.

“IPK ka pranuar informatat e para për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe dyshohet se togeri policor së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi, i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim për disa vepra penale, (dhe së fundi i  njëjti është vrarë në territorin e Republikës së Serbisë nga policia atje)”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Varroset Faton Hajrizi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore