Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 17 majit, në Shkodër, ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile.
Sipas burimeve të para bëhet me dije se personi i vdekur është 32-vjeçari, Endri Mustafa. Mustafa kishte tre ditë që ishte zhdukur.
Ai ishte vrarë me shtatë plumba. Një plumb e ka marrë në gojë dhe kokë.
Mësohet se ai ka dalë nga shtëpia mbrëmjen e 15 majit pas një mesazhi në telefon, dhe nga ai moment nuk është kthyer në shtëpi.
Mustafa nuk është një emër i panjohur për policinë. Ky shtetas rezultonte me precedent të mëparshëm kriminal.
Ai në vitin 2016 është arrestuar me akuzën “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”, së bashku me katër persona të tjerë. Ndër të arrestuarit ishte dhe Astrit Bilali. Ky i fundi është vrarë në vitin 2019, për shkak të larjes së hesapeve mes bandave.
Ndërsa në vitin 2020, Mustafa u shpall në kërkim nga policia, pas një operacioni të quajtur “Maranaj” për fajde.
Deri më tani nuk dihet arsyeja e vrasjes së Mustafës.
Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Plagosja në Malësi të Madhe, dy grupe të RENEA-s nisen në kërkim të autorit
-
Starmer i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri, si skema italiane
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin