Kosova

SHKK-ja lehtëson masat, rikthehen vizitat familjare


Shërbimi Korrektues i Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve nga tetë shkurti do të ndërmarr masa lehtësuese të COVID-19 për stafin dhe të burgosurit.

Bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend dhe me qellim të ruajtjes së shëndetit të burgosurve, atyre do t’u rikthehen vizitat familjare, ku do të lejohen dy persona të rritur dhe një fëmijë.

Në një njoftim për media, thuhet se gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse si dhe të kenë dëshmi certifikatën e vaksinimit me të dy dozat kurse në rast të mos vaksinimit vizitorët duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID -19, por jo me i vjetër se 48 orë.

Ndërkaq për fëmijët nën moshën 12-vjeçare nuk kërkohet vaksinimi dhe testi për COVID 19.

“Lejohet shfrytëzimi i benificioneve për të dënuar (vikend në shtëpi), ndërsa në momentin e kthimit në institucion, i dënuari i cili nuk i ka marr dy dozat e vaksinimit duhet të dëshmojë testin për COVID- 19, në rast se testi rezulton pozitiv, i njëjti duhet të karantinohet në institucionin korrektues”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lejohen vizitat në lokalet e veçanta në institucionet korrektuese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore