Lajme

Shkencëtarët transmetuan mesazhe nëpërmjet ‘vrimave të zeza’ pa prishur hapësirën dhe kohën


Studiuesit kanë njoftuar se kanë simuluar dy “vrima të zeza” në miniaturë në një kompjuter kuantik.

Ata arritën të transmetonin një mesazh mes tyre përmes një tuneli në hapësirë dhe kohë.

Arritja teorike u përshëndet, megjithëse dërgimi i njerëzve mbetet ende një shtyllë e fantashkencës.

Vrima është e vogël dhe nuk ekziston në hapësirën fizike, por studiuesit thonë se kanë krijuar atë që është, teorikisht, një vrimë krimbi.

Ata thanë se bazuar në informacionin kuantik të teleportuar, dukej se ishte shfaqur një vrimë krimbi e kalueshme.

Sipas studimit të botuar në revistën ”Nature” të mërkurën e 30 nëntorit, në eksperiment nuk u krijua asnjë shkëputje e hapësirës dhe kohës.

Një vrimë krimbi – një e çarë në hapësirë ​​dhe kohë – konsiderohet një urë midis dy rajoneve të largëta në univers.

Shkencëtarët i referohen si ura “Ajnshtajn-Rosen” sipas dy fizikantëve që i përshkruan: Albert Einstein dhe Nathan Rosen.

“Për sa i përket vetive që shikojmë, duket si një vrimë krimbi”, tha fizikani dhe bashkëautori i studimit Joseph Lykken nga Fermilab, laboratori amerikan i fizikës së grimcave dhe përshpejtuesit.

Fizikantja e Caltech-ut, Maria Spiropulu, një bashkëautore e hulumtimit, e përshkroi atë se kishte karakteristikat e një “vrime krimbi foshnjash” dhe tani shpreson të bëjë “vrima krimbi për të rriturit hap pas hapi”.

Dinamika e vrimës së krimbit u vëzhgua në një pajisje kuantike në Google të quajtur procesori kuantik “Sycamore”.

Ekspertët që nuk ishin të përfshirë në eksperiment paralajmëruan se ishte e rëndësishme të theksohej se një vrimë krimbi fizike nuk ishte krijuar në të vërtetë, por vunë në dukje mundësitë e ardhshme.

Daniel Harlow, një fizikant në MIT, tha për New York Times se eksperimenti bazohej në një modelim që ishte aq i thjeshtë sa mund të ishte studiuar edhe duke përdorur një laps dhe letër.

“Unë do të thosha se kjo nuk na mëson asgjë rreth gravitetit kuantik që ne nuk e dinim tashmë”, shkroi Harlow. “Nga ana tjetër, mendoj se është emocionuese si një arritje teknike”.

Vetë autorët e studimit e bënë të qartë se shkencëtarët mbeten shumë larg nga të qenit në gjendje të dërgojnë njerëz ose qenie të tjera të gjalla përmes një portali të tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore