Lajme

Shkencëtarët bëjnë thirrje që të mbrohen më shumë lumenj në Ballkanin Perëndimor


Në vitin 2011, vendet e Ballkanit Perëndimor propozuan një numër të vogël zonash si pjesë e Rrjetit Emerald të zonave të mbrojtura natyrore në mbarë Evropën.

Por pavarësisht kësaj, shumë nga lumenjtë mahnitës të rajonit kanë mbetur të pambrojtur.

Kështu shkruan organizata joqeveritare “BankWatch”.

I krijuar nga Këshilli i Evropës në vitin 1989 në bazë të Konventës së Bernës, Rrjeti Emerald përbëhet nga zona me interes të veçantë ruajtjeje të krijuara për të ruajtur florën dhe faunën e egër në habitatet e tyre natyrore.

Si nënshkruese të Konventës së Bernës, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia krijuan Rrjetin Emerald në vitin 2011, kur propozuan një numër të vogël vendesh.

Megjithatë, asnjë nga vendet që atëherë nuk e ka zgjeruar listën e tyre origjinale të vendeve. Shumica e vendeve nuk kanë menaxhim, mbledhje të qëndrueshme të të dhënave, burime dhe mbrojtje ligjore sipas ligjit kombëtar, duke lënë të pambrojtur shumicën e lumenjve dhe popullatave të peshqve.

Lista e lumenjve të publikuar sot rezulton nga seminari Emerald Green i organizuar nga CEE Bankwatch Network në dhjetor 2022, ku pjesëmarrësit dhanë të dhëna shkencore për speciet dhe habitatet e peshqve.

Si një pikë e nxehtë globale e biodiversitetit, Ballkani Perëndimor krenohet me diversitetin e jashtëzakonshëm të ujërave të ëmbla.

Malet e gjera, lumenjtë, liqenet dhe vijat bregdetare të rajonit janë shtëpia e llojeve të shumta të rrezikuara dhe habitateve të rëndësishme me shumë specie endemike që nuk mund të gjenden askund tjetër.

Krahasuar me pjesën tjetër të Evropës, shumica e lumenjve të rajonit janë në gjendje të mirë ose të pacenuar dhe shumë prej tyre janë kandidatë idealë për mbrojtje, siç njihet nga lista prioritare e publikuar sot.

Andrey Ralev, aktivist i biodiversitetit deklaroi për Rrjetin CEE Bankwatch se “mbrojtja e lumenjve dhe zbatimi i duhur i Rrjetit Emerald është një proces afatgjatë, që kërkon bashkëpunim midis qeverive, shkencëtarëve, organizatave joqeveritare dhe komuniteteve lokale”.

“Propozimi ynë, i cili bazohet në njohuritë e gjera shkencore për popullatat e peshqve në rajon, është një kontribut i rëndësishëm në këtë proces. Hapi tjetër është të mbështesim qeveritë e rajonit në përgatitjen e propozimeve zyrtare për vendet e reja Emerald”, u shpreh ai.

Natasha Milivojević, presidente e Shoqatës Ekologjike Rzav nga Serbia, deklaroi se ekspertët që morën pjesë në këtë seminar ndanë të dhëna të vlefshme për biodiversitetin e rajonit që rrjedhin nga shumë vite kërkime.

Sipas saj, seminari ishte një ide e shkëlqyeshme që sigurisht do të inkurajojë vendimmarrësit të përshpejtojnë shpalljen e vendeve të Emerald dhe të sigurojnë menaxhimin e tyre të qëndrueshëm.

Aleksander Trajce, drejtor ekzekutiv i Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, nënvizoi se Shqipëria krenohet me një rrjet shumë të pasur lumenjsh dhe përrenjsh që rrjedhin lirshëm edhe sot e kësaj dite dhe pret një biodiversitet të jashtëzakonshëm.

Kjo, duke përfshirë specie të rralla dhe të kërcënuara në nivel europian.

“Propozimi për përfshirjen e këtyre lumenjve dhe përrenjve në Rrjetin Emerald është një hap i madh në drejtimin e duhur për sigurimin e mbrojtjes afatgjatë të tyre dhe ruajtjen e biodiversitetit të paçmuar që ata presin”, shtoi ai.

Olsi Nika nga EcoAlbania vërejti se lumenjtë në Ballkan janë ndër ekosistemet më të kërcënuara dhe në të njëjtën kohë ato përfaqësojnë një pikë të nxehtë biodiversiteti.

“Në këtë drejtim, ia vlen t’i përfshijmë ato në një rrjet të mbrojtur ligjërisht”, theksoi Nika.

Gjorgj Mitrevski, koordinator për mbështetjen e komunitetit në Eko-svest në Maqedoninë e Veriut u shpreh se lumenjtë në RMV ndikohen nga projekte të ndryshme infrastrukturore që kërcënojnë jetën e specieve të rralla dhe endemike që jetojnë atje.

“Përfshirja e lumenjve në Rrjetin Emerald është një hap i domosdoshëm përpara në mënyrë që të mund të ofrojmë mbrojtjen e tyre si trashëgimia jonë natyrore”, vijoi eksperti.

“Turp i madh, Lumi i Ballkanit kthehet në vendgrumbullim plehrash”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore