Lajme

Shkelje e sigurisë mbretërore në Windsor


Mbretëresha thuhet se ka pësuar një shkelje të sigurisë pasi dy persona hynë në pasurinë e saj në Windsor.

Ndërhyrja ndodhi të dielën e kaluar pasi një 31-vjeçar dhe e dashura e tij 29-vjeçare kapërcyen gardhet në Royal Lodge Windsor, raporton The Sun.

Vendi është pasuria zyrtare e Dukës së Jorkut, është gjithashtu vendi ku Mbretëresha mendohet se shkojë të kalërojë.

Ky incident vjen gjashtë ditë pasi një grua u arrestua sepse u gjet duke shëtitur rreth Royal Lodge Windsor. Ajo gënjeu rojet e sigurisë pasi u tha se kishte planifikuar një drekë me Princin Andrew, i cili ishte në shtëpi në atë kohë.

Të dyja incidentet kanë ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë e përgjithshme të Mbretëreshës, me biografin mbretëror Penny Junor që i tha The Sun se “është shqetësuese që siguria e Mbretëreshës është kaq e dobët”.

“Ka më pak se dy javë që kur një grua hyri në shtëpinë e Andrew, Royal Lodge. Tani mësojmë se ka ndodhur përsëri.

“Andrew ishte në shtëpizë, Mbretëresha nuk ishte, por ajo mund të kishte qenë”.

Ken Wharfe, i cili ishte oficeri i mbrojtjes personale të Princeshës Diana për shtatë vite, shtoi: “Kur i merrni parasysh këto incidente, atëherë është një farsë”.

“Praktikisht është plotësisht e papranueshme dhe e bën Mbretëreshën të prekshme. Kjo është shumë shqetësuese dhe gjërat me të vërtetë duhet të ndryshojnë”.

Të dyja shkeljet vijnë pothuajse 30 vjet pas ndërhyrjes së famshme të Pallatit Buckingham të orkestruar nga Michael Fagan në verën e vitit 1982.

Incidenti, që u konsiderua si një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë kombëtare në historinë moderne. Madje çoi në përpjekjen për dorëheqje të sekretarit të brendshëm Willie Whitelaw.

Ai gjithashtu u shfaq në një episod të The Crown si pjesë e sezonit të katërt të dramës historike Netflix.

Përshtatur nga Independent për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore