Biznes

Shitjet e Gucci-t pritet të bien me 20% për shkak të ngadalësimit në Azi


Shitjet e Gucci-t pritet të bien me 20% në tremujorin e parë për shkak të një ngadalësimi në Azi.

Sakaq, paralajmërimi nga kompania mëmë Kering është në kontrast me rivalët LVMH dhe Hermès, shitjet e të cilëve kanë mbetur elastike.

Tregu produkteve të luksit është rritur në dekadën e fundit, por shitjet nuk kanë qenë aq mbresëlënëse vitet e fundit.

Gucci vlerësohet të marrë më shumë se një të tretën e shitjeve nga Kina, ekonomia e së cilës ka qenë në vështirësi.

Kering ka deklaruar se paralajmërimi “pasqyron një rënie më të madhe të shitjeve në Gucci, veçanërisht në rajonin Azi-Paqësor”.

Firma është planifikuar të raportojë rezultatet e saj financiare më 23 prill.

Gucci përbënte dy të tretat e të ardhurave operative të grupit vitin e kaluar. Markat e tjera të Kering përfshijnë Yves Saint Laurent, Balenciaga dhe Bottega Veneta.

Muajin e kaluar, Kering raportoi se fitimi i saj neto vitin e kaluar ra me 17%. Aksionet e saj kanë rënë me më shumë se 23% gjatë vitit të kaluar.

Në krahasim, rivali më i madh LVMH, i cili zotëron Louis Vuitton, Moët & Chandon dhe Hennessy, postoi shitje më të larta se sa pritej për vitin 2023.

Hermes gjithashtu festoi shitjet vjetore rekorde vitin e kaluar me planet për të shpërblyer të gjithë punonjësit në mbarë botën me një bonus.

Teksa rezultatet e tyre treguan elasticitet në tregun e luksit, Gucci dihet se synon blerësit më të rinj, aspirues, të cilët janë më të prekshëm ndaj presioneve ekonomike.

Vitin e kaluar, Kering ndryshoi menaxhmentin e lartë të Gucci-t duke emëruar Jean-François Palus si shef ekzekutiv dhe Sabato De Sarno si drejtor kreativ.

Artikujt e parë të koleksionit të tij Ancora u vunë në dispozicion në mes të shkurtit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore