Film

Shifra që ka fituar Squid Game deri tani është marramendëse dhe vetëm shtohet


Squid Game është kthyer në serialin më të suksesshëm të momentit në ‘Netflix’, madje së fundmi ka dalë edhe vlera e fitimit, gjeneruar që prej ditës së transmetimit. Deri në momentin që flasim, Squid Game ka fituar mbi 900 milionë dollarë. Kjo shifër ka dalë në media nga zyrat e ‘Netflix’, por nuk është konfirmuar nga kompania e njohur. Nga ana tjetër, vlera e shpenzuar për realizimin e serialit mësohet se është vetëm 21.3 milionë dollarë, mesatarisht 2.4 milionë për episod.

Avokati i kompanisë së njohur ka zbuluar se nuk do ketë asnjë koment për këto shifra. Sipas tij ato janë diskrete dhe nuk diskutohen jashtë kompanisë.

Seriali korean nisi transmetimin më 17 shtator dhe që prej atij momenti ka marrë më shumë se 111 milionë shikues individual.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore