Lajme

Shi e breshër në Drenas, në fundjavë bien temperaturat


Ilustrim i fotografise

Qyteti i Drenasit gjatë ditës së shtunë është përfshirë nga reshjet e shiut dhe nga një breshër i madh. Në media sociale janë publikuar pamje të rrebesheve të shiut, por që nuk kanë shkaktuar dëme të mbejllura.

Në javët e fundit në Kosovë kanë mbizotëruar temperatura të larta, që nga meteorologët janë cilësuar si rrjedhojë e të “nxehtit afrikan”. Por, ato kanë nisur të lëvizin të premten.

Gjatë asaj dite, Gjakova u përfshi nga një breshër i madh i përcjellur edhe me shi të dendur.

Ndërsa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat do ta përfshijnë vendin në dy ditët e ardhshme përkatësisht vikendin e kësaj jave. Temperaturat më të ulëta pritet të shoqërohen me riga shiu e shkarkime rrufesh në tërë territorin e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore