Shqipëria

Shëtridhlat, tradita shqiptare që “strehohet” në Bazilikatë


Në Basilikatë, në kufi me Kalabrinë, komuniteti arbëresh ka jetuar në shekuj si rojtar i një kulture dhe gjuhe unike.

Pikërisht për shkak se ato ekzistojnë prej shekujsh është e vështirë të përcaktosh një kuzhinë të vërtetë arbëreshe.

Megjithatë, ka përbërës dhe receta që janë ruajtur nga familjet për shumë breza dhe përdoren edhe sot.

Midis tyre janë shëtridhlat, të cilat i ngjajnë pastave tradicionale, por në fakt janë një makarona e freskët thellësisht e ndryshme.

Falë Nicolina Introcaso-s, kuzhinieres në San Paolo Albanese, e cila i përgatit në restorantin e saj po zbulohet dhe receta e tyre e historinë që kjo pjatë sjell me vete.

Studimi për këtë antipastë ka marrë vëmendjen e Gjeoportalit të Kulturës Ushqimore (GeCA) dhe është një projekt i promovuar nga Instituti Qendror i Trashëgimisë Jomateriale dhe financuar nga PON (Programi Operacional Kombëtar).

Shëtridhlat përgatiten vetëm me dorë, pa përdorur oklla ose makineri: një proces vërtet unik, i përcjellë brez pas brezi nga gratë e komunitetit.

Është një përgatitje e kryer tradicionalisht nga gratë që mblidhen së bashku për të punuar me forcë brumin së bashku me dorë, pa e thyer atë.

Ato janë një pjatë tipike e “Ditës së Ngjitjes”, e zhvilluar nga fundi i majit deri në fillim të qershorit.

Në ato ditë festash barinjtë nuk bënin djathë dhe qumështi i mjeljes përdorej për të gatuar shëtridhlat.

Gratë e përgatisin këtë brumë të varfër me grurë, ujë dhe ndoshta një vezë dhe e punojnë derisa të fillon të formoj një top.

Dhe pastaj e palosin duke e bërë atë më të hollë e më të hollë, derisa të arrijë një formë litari,

Për të mos u ngjitur brumi duhen lagur shpesh duart me ujë dhe vaj.

Po ashtu kërkohet shumë praktikë dhe shkathtësi.

Në Shqipëri, gjatë festave, shëtridhlat përgatiteshin në sasi të mëdha dhe ndaheshin në të gjitha familjet e komunitetit, madje një pjesë u servirej edhe kafshëve shtëpiake.

Tani ato mund të gjenden veçanërisht midis Kalabrisë dhe Basilicata-s, të ziera në ujë, thjesht me domate qershi, borzilok ose me një salcë më të plotë me bishtajore.

Arbëreshët kanë një lidhje të fortë me mjedisin natyror.

Vendi është plot me kujtime, zakone dhe shenja të dukshme identiteti dhe kulture.

Fshati rural ndodhet në një peizazh të pasur, ku lidhja mes biodiversitetit, bujqësisë, blegtorisë, njeriut që e banon dhe traditave të tij është e prekshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore