Shqipëria

Shërbimet e navigimit ajror të Shqipërisë – pjesë e SECSI


Nismës së Përbashkët për Hapësirën Ajrore (SECSI), e themeluar nga Bosnjë dhe Hercegovina dhe Agjencia boshnjake e Navigimit Ajror (BHANSA), do t’i bashkohen edhe ofruesit e shërbimeve të navigimit ajror nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Bazuar në Marrëveshjen ekzistuese të hapësirës ajrore SECSI ndërmjet Sllovenisë, Austrisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi, një hapësirë ​​e vetme ajrore është krijuar mbi këto vende dhe tani do të shtrihet në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo nismë funksionon drejt arritjes së qëllimeve të Komisionit Evropian, në lidhje me zbatimin e “Rrugës së Lirë” në të gjithë Evropën.

Gjithashtu ajo përmbush kërkesat e përdoruesve të hapësirës ajrore për disponueshmërinë e opsioneve të shumëfishta të rrugëve për të njëjtin qytet.

Hapësira ajrore e Zgjeruar e Rrugës së Lirë është një nga rrugët më të mëdha në hapësirën ajrore ndërkufitare në Evropë.

Ajo tani mbulon tetë shtete dhe përfaqëson një hap të madh drejt arritjes së një hapësire ajrore të përbashkët evropiane.

Drejtori i BHANSA-s, Davorin Primorac, deklaroi për “Sarajevo Times” se zgjerimi i hapësirës ajrore mbi këtë pjesë të Evropës është vetëm “një konfirmim se sa e dobishme është kjo nismë dhe sa lehtëson trafikun ajror”.

Si bashkë-iniciator, u shpreh ai, BHANSA njohu menjëherë potencialin e këtij projekti.

Primorac u shfaq i lumtur për realizimin këtij qëllimi evropian, sipas tij, të një hapësirë të përbashkët ajrore.

“Interes po tregon edhe Italia dhe pres zgjerim të mëtejshëm në juglindje, pra në Greqi, Turqi dhe Qipro”, tha në përmbyllje Primorac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore