Vende

Shengjini, destinacioni jo vetëm i shqiptarëve


Shëngjin është një qytet bregdetar në Qarkun e Lezhës, në Shqipërinë veriperëndimore. Ai ka një numër të konsiderueshëm lagunash, të cilat kanë një florë dhe faunë të pasur. Kjo e bën zonën të njohur për gjuetinë dhe peshkimin.

Gjithashtu, plazhet, me ujë të ngrohtë dhe të izoluara nga erërat janë opsioni kryesorë i zonës. Mund të përmendim “Rana e Hedhun” për ujin e saj të kristaltë dhe dunat e rërës që arrijnë deri në 60 m lartësi, më e madhja në Evropë.

Megjithëse Shqipëria është prekur për disa vite nga një valë ndërtimesh jo të duhura, duket se ky aspekt po ndryshon.

Ndërtesat e reja kanë një shije të sofistikuar, më afër stilit evropian dhe miqësor ndaj natyrës. Mund të themi me siguri se cilësia e ndërtimit është më e lartë se e kaluara.

Shëngjini gjithashtu ofron më shumë siguri në plazhe, shërbim të aftë dhe pjata tradicionale të përgatitura me produkte të freskëta.

Arti i kuzhinës së zonës është një nga të preferuarit jo vetëm për vendasit, por edhe për turistët.

Kjo është arsyeja pse këtë vit duhet të konsideroni të investoni për fundjavë ose pushime të gjata në Shëngjin.

I njohur në lashtësi me emrin Nimfeum, ose ndryshe vendi i zanave, pasi mendohet se në mes të Shengjinit dhe Velipojës ndodhej pylli i zanave, emri i tij do të ndryshonte disa herë.

San Giovani di Medua, Medea për nder të princeshës Medea të Argonautëve, Shën Gjini përshkak të pajtorit të kishës me të njëjtin emër dhe Willson për nder të presidentit amerikan janë disa nga emrat me të cilët do të takohej ky qytet në histori.

Shengjini përbën një nga resurset më të veçanta turistike detare, jo vetem të Lezhës por edhe të Shqipërisë, sidomos duke pasur parasysh parkun ekologjik të rrethinës.

Pavarësisht nga afërsia me plazhet e tjerë, bregu i Shengjinit, është më i kërkuari nga vendas dhe të huaj. Larmia e zgjedhjeve për të qendruar, ushqyer, mundësite e argëtimit dhe shëtitjet buze mbremjeve janë arsye të mira për të cilat ky plazh ka kaq shumë vizitorë.

Muzikë tradicionale, folk, rock, baladë, soul dhe të lehta do të jenë duke qendruar në të njëjtin bar apo beach bar me ju. Në Shengjin mund të shijoni tendencat më të reja të muzikës dhe argëtimet e fundit gjatë mbrëmjes dhe natës.

Udhëtimet me anije janë në dispozicion gjatë muajve të verës, duke marrë turistë për tu prezantuar Ranën e Hedhun, Rrjodhin dhe Kepin e Rodonit.

Bukuria e saj me malin pranë e bën Shengjinin një vend interesant për aktivitete në natyrë, duke përfshirë kampe, shëtitje, udhëtim me biçikletë në mal, gara me varka apo kayakë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore