Shëndetësia: Zotimet e partive politike

Premtimet e kahmotshme të partive politike për shëndetësinë vazhdojnë të paraqiten nga subjektet politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Por, përveç këtyre, partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje – ka premtuar se Spitali i Prizrenit do të bëhet “spital model” për Kosovën. Partia Demokratike e Kosovës ka premtuar se do të rrisë buxhetin për barna esenciale për 100 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës ka premtuar ndërtimin e Spitalit të ri të Kosovës, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës parasheh rritjen e pagave prej 41 për qind në vitin e parë të qeverisjes.
SHFLETO

Foto: Albanian Post