Lajme

Shembet skena: 1 i vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Festivalin EDM


Festivali

Një person u vra dhe të paktën 40 persona u plagosën pasi erërat e forta shkaktuan shembjen e një pjese të skenës kryesore në Valencia, Festivalin Medusa të Spanjës.

Organizatorët e Festivalit Medusa 2022 njoftuan të shtunën në mëngjes se pjesa e mbetur e festivalit do të anulohet.

“Ishin disa minuta të tensionuara, nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë më parë,” tha Serna në Instagram të shtunën.

“Tragjedia ndodhi pikërisht në fund të performancës sime në skenën kryesore, pikërisht poshtë saj, e cila ishte zona më e prekur. Ishin disa momente tmerri, jam ende në shok.”

Erërat e forta dhe të papritura “shkatërruan” pjesë të ambienteve të festivalit, shkaktuan shembjen e një pjese të skenës kryesore; si pasojë, një person – një burrë rreth të 20-ave – u vra dhe të paktën 40 persona u plagosën; prej tyre, tre persona pësuan lëndime të rënda, raportoi BBC.

Videot nga Festivali Medusa tregojnë erëra të forta dhe një stuhi pluhuri në hapësirën e festivalit,

Autoritetet spanjolle janë parë gjithashtu duke evakuuar zonën menjëherë pas stuhisë; 50,000 njerëz ishin në afërsi të festivalit në kohën e incidentit, raportoi CNN.

“Jemi plotësisht të shkatërruar dhe të tronditur nga ajo që ndodhi mëngjesin e kaluar. Menaxhmenti i Medusa Festival dëshiron të shpreh ngushëllimet tona të thella dhe të sinqerta për familjen dhe miqtë e prekur nga pasojat fatale që ndodhën mbrëmë”, kanë shkruar organizatorët e Medusa në Facebook.

“Një aksident i tmerrshëm që na trondit të gjithëve. Unë dua të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e të riut që vdiq herët këtë mëngjes në Festivalin Medusa në Cullera, “tha Ximo Puig, president i qeverisë rajonale të Valencias, në një deklaratë të shtunën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore