
Drejtuesi politik në degën 7 në Tiranë, Agron Shehaj ka denoncuar dhunimin e zyrës elektorale të Partisë Demokratike në këtë njësi dhe i ka bërë thirrje Kryeministrit, Edi Rama që të ndalë sulmet dhe dhunën ndaj tyre.
“Ditët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë për sulmet ndaj aktivistëve të Partisë Demokratike dhe zyrave elektorale të Partisë Demokratike. Kjo zyrë e Partisë Demokratike në zemër të Tiranës është sulmuar, është dëmtuar rëndë natën e kaluar”.
Shehaj ka akuzuar Ramën për nxitje të sulmit.
“Këto sulme janë të gjitha të frymëzuara nga Edi Rama dhe janë shenjat e qarta të panikut nga humbja”.
Albanianpost.com