Shefi i OKB-së i përgjigjet Izraelit: “Unë thashë se ankesat palestineze nuk mund të justifikojnë sulmin e Hamasit”
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres reagoi të mërkurën e 25 tetorit ndaj akuzave izraelite se ai justifikoi sulmin terrorist të Hamasit kur i tha Këshillit të Sigurimit se sulmi i 7 tetorit “nuk ndodhi në vakum”.
“Jam i tronditur nga keqinterpretimet e disa deklaratave të mia dje në Këshillin e Sigurimit – sikur po justifikoja aktet e terrorit nga Hamasi. Kjo është e rreme. Ishte e kundërta”, thotë Guterres në një deklaratë.
“Në fillim të ndërhyrjes sime dje, unë e deklarova qartë – dhe citoj: ‘Kam dënuar pa mëdyshje aktet e tmerrshme dhe të paprecedentë të terrorit të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael. Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e qëllimshëm të civilëve – apo lëshimin e raketave kundër objektivave civile”.
Ai shtoi se në të vërtetë, foli për ankesat e popullit palestinez.
“Duke e bërë këtë, gjithashtu e deklarova qartë dhe citoj: ‘Por ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit’”.
“Dhe më pas vazhdova me ndërhyrjen time duke iu referuar të gjitha qëndrimeve të mia për të gjitha aspektet e krizës në Lindjen e Mesme”, ravijëzoi ai.
Sipas Guterres-it, ishte e nevojshme të rregullohej rekordi – “veçanërisht nga respekti për viktimat dhe familjet e tyre”, përfundon ai.
Diplomacia izraelite përplaset me shefin e OKB-së, kërkohet dorëheqja e tij
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Koreja e Veriut zbulon fabrikën e pasurimit të uraniumit, Kim Jong-un: Përpjekjet për të rritur aftësitë bërthamore
-
Mediat serbe: Dialogu në nivel të kryenegociatorëve mbahet të martën
-
Policia nis hetimet për fotografit me mbishkrime kërcënuese në Veri
-
Reshjet “potencialisht katastrofike” alarmojnë Evropën Qendrore