Sport

Shefi i Mainz-it komenton spekulimet rreth Grudës


Brajan Gruda

Trajneri i Mainz, Christian Heidel ka komentuar spekulimet që e lidhin Brajan Grudën me një largim nga klubi.

Brajan Gruda thuhet se ka tërhequr interesin e një liste të gjatë klubesh pas debutimin me Mainz në sezonin 2023-24.

Megjithatë, Mainz nuk dëshiron ta lërë 20-vjeçarin me origjinë shqiptare të shkojë nëse nuk marrin një ofertë speciale, thotë drejtori sportiv Christian Heidel.

“Ne do të konsideronim ta linim të largohej këtë vit vetëm nëse merrnim një ofertë vërtet të jashtëzakonshme”, tha Heidel për “Bild”.

I pyetur për të ardhmen e tij, Gruda nuk e përjashtoi kategorikisht largimin nga Mainz, por kjo nuk e shqetëson Heidel.

“A duhet të thotë ai se dëshiron të qëndrojë te Mainz pa marrë parasysh çfarë? Kjo do të ishte shumë marrëzi, sepse ai nuk e di se çfarë mund të ndodhë në këtë moment”, theksoi ai.

Sipas raportimeve, Mainz kërkon të paktën 50 milionë euro për mesfushorin e ri sulmues.

Bayern Munich, Bayer Leverkusen, RB Leipzig, Borussia Dortmund dhe një sërë klubesh angleze janë lidhur me Grudën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore