Marka Audi e makinave, kontribuesi më i madh i fitimit të Volkswagen-it, duhet të zgjidhë problemet për të trajtuar një mungesë të vazhdueshme të çipave të automjeteve.
Kështu ka bërë me dije shefi ekzekutiv i kompanisë, shkruan agjencia e lajmeve, “Reuters”.
“Ne kishim një gjysmë të parë të vitit 2021shumë të fortë. Ne presim një gjysmë të dytë shumë më të dobët. Ne me të vërtetë kemi probleme”, ka thënë Markus Duesmann, duke e quajtur situatën “një stuhi të përsosur”.
Komentet e Duesmann nxjerrin në pah problemet me të cilat po përballen prodhuesit global të makinave për të lundruar në një krizë globale të furnizimit me çipa që ka goditur prodhimin e makinave në të gjithë botën.
Mirëpo, teksa shitjet e automjeteve të industrisë së makinave kanë pësuar, kompania ka zbutur goditjen përmes rritjes së çmimeve, të cilat kanë rritur marzhet.
Në korrik, Audi ka deklaruar se nuk kishte qenë në gjendje të ndërtonte një numër mesatar pesë-shifror të makinave në gjysmën e parë të vitit.
Megjithatë, marzhi i fitimit në atë periudhë pësoi një rritje me 10.7 për qind, madje duke tejkaluar me tetë për qind vitin 2019. Periudhë kjo, para se të godiste pandemia.
“Ne po merremi me të mjaft mirë do të thosha”, ka pohuar Duesmann, i cili gjithashtu është në bordin drejtues të Volkswagen-it.
Ai ka vijuar se grupi po kërkonte lidhje më të ngushta me prodhuesit e çipave dhe se prodhuesi i makinave do të dilte më i fortë nga kriza.
“Por për momentin është një proces i përditshëm i zgjidhjes së problemeve”, ka sqaruar ai.
Referuar “Reuters”, Audi ka filluar një ndryshim ambicioz drejt automjeteve me bateri çka do të thotë se të gjitha modelet e reja që do të lëshojë nga viti 2026 do të jenë plotësisht elektrike.
Ndërkohë, prodhimi i motorëve me djegie të brendshme do të hiqet gradualisht deri në vitin 2033.
Në gusht, zyrtari financiar i Audi-i ka thënë se do të duheshin vetëm 2-3 vjet para se përfitimi i automjeteve elektrike të përputhej me atë të makinave me motor me djegie.
Kurse Duesmann mendon se kjo mund të ndodhë edhe më shpejt.
“Pika ku ne fitojmë aq para me makina elektrike sa me makina me motor me djegie është tani, ose…vitin e ardhshëm, 2023. Ato janë shumë të barabarta tanimë në çmime”, ka shtuar Duesmann.
Volkswagen-i gjithashtu po dyfishon përpjekjet për të zhvilluar software, për të cilin shefi Herbert Diess ka thënë se është ndryshuesi i vërtetë i lojërave të industrisë.
Më parë, Duesmann ka thënë se Volkswagen-i do të bënte pjesën më të madhe të software-it automobilistik të nevojshëm për transformimin e grupit dhe se ishte shumë herët për të menduar për partneritete.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Joseph: SHBA-ja të ndryshojë qëndrimin ndaj Serbisë – ajo çfarë po bën Kurti është problematike
-
Fshatrat e Lezhës, si një fabul me zë
-
Numri i të vdekurve arrin në 16, ndërsa përmbytjet ‘dramatike’ në Evropën Qendrore vazhdojnë
-
Raundi i ri i negociatave në Bruksel: Një rast për progres apo një gozhdë më tepër në “arkivolin” e dialogut?