Shea: Kosova në NATO është interes i gjithë rajonit

SHFLETO

Ish-zëdhënës i NATO-s, Jamie Shea

 

Valon Rashiti
24.03.2022 23:12
Loading Icons...

Ish-zëdhënës i NATO-s, Jamie Shea, ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e aleancës ushtarake të vendeve perëndimore, pasi sipas tij, është në interes të të gjithëve në rajon.

“Ndjej keqardhje se janë tri shtete anëtare të NATO-s që ende s’e njohin Kosovën, për arsye të ndryshme, shpesh është përdorur si pretekst, për të ndalur pjesëmarrjen e plotë të Kosovës në aktivitetet e partneritetit të NATO-s”, tha Shea për ATV.

“Shpresoj, duke marrë parasysh sfidat në Ballkan për të cilat biseduam, anëtarët e NATO-s do të pajtohen, që përkundër këtyre çështjeve të njohjes, që për fat të keq zgjaten edhe më tej, të bëhet më shumë për të angazhuar Kosovën në stërvitje të përbashkëta, në aktivitete për mbrojtje kibernetike, në të gjitha gjërat që NATO-ja bën dhe ka për të ofruar”.

Qeveria e Kosovës ka vendosur për themelimin e Grupit punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO. Politikanët e Kosovës, opozita dhe liderët e institucioneve shtetërore, kanë kërkuar që të lehtësohen dhe të përshpejtohen procedurat për anëtarësimin e Kosovës në NATO, në mënyrë që të evitohet një konflikt i mundshëm i provokuar nga Serbia dhe i sponsorizuar nga Rusia.

Për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO, thirrje dhe veprime konkrete janë dëgjuar edhe nga liderë të rajonit dhe politikanë të ndryshëm, përfshirë edhe kongresistë amerikanë.

Aktualisht NATO ka trupat në Kosovë rreth 3 mijë e 700 trupa në kuadër të misionit të KFOR-it, i cili ende funksionon nën mandatin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së