Lajme

SHBA-të në Irak, merr fund misioni ushtarak


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, dhe kryeministri irakian, Mustafa al-Kadhimi, kanë nënshkruar një marrëveshje të hënën e 26 korrikut, duke i dhënë fund zyrtarisht misionit luftarak të SHBA-ve në Irak deri në fund të vitit 2021.

Roli i Forcave Amerikane në Irak do të jetë vetëm për veprime këshilluese.

Marrëveshja vjen në një kohë delikate politikisht për qeverinë irakiane dhe mund të jetë një nxitje për Bagdadin.

Kadhimi është përballur me presion në rritje nga partitë e Iranit dhe grupet paramilitare që kundërshtojnë rolin ushtarak të SHBA-ve në vend.

Takimi

Biden dhe Kadhimi u takuan në Zyrën Ovale për bisedimet e tyre të para ballë për ballë si pjesë e një dialogu strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Irakut.

“Roli ynë në Irak do të jetë… të jemi në dispozicion, të vazhdojmë të stërvitemi, të ndihmojmë dhe të merremi me ISIS-in, ndërsa shfaqet, por ne nuk do të jemi, deri në fund të vitit, në një mision luftarak”, u tha Biden gazetarëve, ndërsa ai dhe Kadhimi u takuan.

Në Irak gjenden aktualisht dy mijë e 500 trupa amerikane. Këto të fundit janë përqendruar në luftën kundër trupave të mbetur të Shtetit Islamik.

Roli i SHBA-ve në Irak do të fokusohet tërësisht në trajnimin dhe këshillimin e ushtrisë irakene për të mbrojtur veten.

Ndryshimi nuk pritet të ketë një ndikim të madh operacional, pasi Shtetet e Bashkuara tashmë kanë lëvizur drejt përqendrimit në trajnimin e forcave irakiane.

Marrëveshja për t’i dhënë fund misionit luftarak në Irak, për Biden, pason vendimet për të kryer një tërheqje të pakushtëzuar nga Afganistani dhe përfundimin e misionit ushtarak të SHBA-ve atje në fund të gushtit.

Prania e SHBA-ve

Së bashku me marrëveshjen e tij mbi Irakun, presidenti demokrat po lëviz për të përfunduar zyrtarisht misionet luftarake të SHBA-ve në dy luftërat që Presidenti i atëhershëm George W. Bush filloi nën vëzhgimin e tij gati dy dekada më parë.

Një koalicion i udhëhequr nga SHBA-të pushtoi Irakun në mars të vitit 2003. Asokohe qeveria e liderit irakian, Saddam Hussein, akuzohej se zotëronte armë të shkatërrimit në masë. Saddam-i u përjashtua nga pushteti, por armë të tilla nuk u gjetën kurrë.

Në vitet e fundit, misioni i SHBA-ve ishte përqendruar në ndihmën për të mposhtur militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

“Askush nuk do ta deklarojë misionin të kryer. Qëllimi është humbja e përhershme e ISIS”, u tha një zyrtari i lartë i administratës gazetarëve përpara vizitës së Kadhimi-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore