Lajme

SHBA-të janë “nxitësi kryesor” i krizës në Ukrainë, thotë ambasadori kinez


Kina, aleati i Rusisë që kur u përball me sanksionet e Perëndimit për pushtimin e Ukrainës, i ka quajtur Shtetet e Bashkuara “nxitësin kryesor” të krizës.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar ambasadorin kinez në Moskë, Zhang Hanhui.

Diplomati akuzoi Washington-in, gjatë intervistës për agjencinë shtetërore ruse “Tass”, për mbështetjen lidhur me forcat që kërkojnë të lidhin Ukrainën me Bashkimin Evropian në vend të Moskës.

“Si nismëtari dhe nxitësi kryesor i krizës ukrainase, Washingtoni, ndërkohë që vendos sanksione gjithëpërfshirëse të paprecedenta ndaj Rusisë, vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë dhe pajisje ushtarake”, citohet të ketë thënë Zhang.

Sipas ambasadorit, qëllimi i tyre përfundimtar është “të rraskapitin dhe shtypin Rusinë me një luftë të zgjatur dhe sanksione”.

Arsyetimi i ambasadorit ndoqi nga afër një nga justifikimet e vetë Rusisë për pushtimin e saj të Ukrainës.

Kjo e fundit, ka rezultuar në mijëra vdekje dhe shkatërrim të qyteteve të tëra, si dhe në shtyrjen e më shumë se një të katërtës së popullsisë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore