
Pas akuzave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është i anshëm në dialog, ia mban anën Serbisë dhe mban gjera të fshehura nga shtetet anëtare të BE-së, nga Departamenti Amerikan i Shtetit në një përgjigje për Zërin e Amerikës, kanë deklaruar se ata i njohin dhe vlerësojnë përpjekjet e Lajçak-ut në dialog.
Madje DASH edhe e ka falënderuar diplomatin sllovak për “përpjekje të palodhur” në dialog.
“Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, tha një zëdhënës i DASH për Zërin e Amerikës.
Po kështu zëdhënësi i DASH-it shprehte zhgënjimin mbi mungesën e përparimit në takimin e 14 shtatorit, duke shtuar se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë.
“Ne presim që të dy vendet t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre sipas marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit, që arritën në fillim të këtij viti. Koha po mbaron. Ne duam të shohim përparim në detyrimet ekzistuese dhe të mëparshme bazuar tek dialogu (i lehtësuar nga BE-ja) dhe marrëveshja e Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.
Në një konferencë të gjatë për media, Kurti bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, e kanë bërë direkt pengues të procesit te dialogut vetë Lajçakun, personin që është i angazhuar për ta avancuar.
Kurti s’ka lënë dyshime duke deklaruar se Lajçak është person që punon për Serbi.
Madje, ka deklaruar se ka mundësi që as Josep Borrell, shefi i tij, nuk është në dijeni të këtij raporti të ndytë mes Lajçakut e palës serbe.
Kurti deklaroi se tashmë ka dërguar letra edhe te shtetet anëtare të BE-së, si Franca, Gjermania e Italia, për të dhënë vërejtjet e tij për Lajçakun.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lista Serbe kërkon “hetim” për dy terroristë të vrarë: Pse s’mori pjesë edhe EULEX-i, por vetëm Policia e Kosovës në operacion?
-
Butikofer: Rrenat e Vuçiçit po krijojnë mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës
-
Syriza e Greqisë ka lider të ri: Një ish-bankier
-
Ukraina pretendon se ka vrarë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi