Lajme

SHBA: Shifrat e Covid-19 po arrijnë gjysmë milioni


SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë arritur shifrën e gjysmë milionit për nga numri i vdekjeve.

Eksperti i sëmundjeve infektive, Dr.Anthony Fauci, tha se gjendja është e keqe.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, numri i të vdekurve në SHBA është 497 mijë e 957 njerëz.

SHBA-ja ka pasur prej kohësh numrin më të lartë të të vdekurve nga Covid-19 nga çdo vend. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ajo ka një nga nivelet më të larta të vdekjeve për frymë. Vendet tjera përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Italinë dhe Portugalinë kanë norma më të larta për frymë.

Megjithëse nivelet e infeksioneve kanë qenë në rënie të vazhdueshme që nga nivelet rekord në fillim të janarit, SHBA regjistroi 13 mijë e 347 vdekje dhe më shumë se 500 mijë raste të reja gjatë javës së kaluar.

Qendrat federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se më shumë se 61 milionë doza ishin administruar në SHBA. Rreth 5.47%  e popullsisë janë të vaksinuar plotësisht.

Fauci, pranoi se moti i ftohtë në të gjithë jugun e SHBA-së kishte bllokuar përhapjen e vaksinave, por parashikoi që deficiti do të kompensohej nga mesi i javës së ardhshme.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden është zotuar të administrojë 150 milionë vaksina deri në 29 Prill. Megjithatë, amerikanëve mund t’u kërkohet ende të mbajnë maska ​​deri në vitin 2022.

Dhjetori, muaji i shifrave rekord

Sipas të dhënave të publikuara  nga Universiteti Johns Hopkins, gjatë muajit dhjetor është shënuar numri më i lartë i viktimave te prekur me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë.

Zyrtarët e shëndetit publik kanë kërkuar nga amerikanët që të mos udhëtojnë për pushime. Kjo pasi rastet dhe shtrimet në spital u rritën pas festimeve, dhe udhëtimet në aeroport po shënojnë një rritje.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore