Lajme

SHBA/ Miratohet 1 miliard dollarë fond për sistemin e mbrojtjes raketore të Izraelit


Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka miratuar fondet për sistemin e mbrojtjes raketore të Kupolës së Hekurt të Izraelit në një shumë prej një miliard dollarësh.

Kjo vjen pas muajsh vonese për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme politike.

Fondet pritet të financojnë raketa, shumë prej të cilave janë përdorur për të mbrojtur vendin gjatë konfliktit të vitit të kaluar me Hamasin në Gaza.

Thuhet se grupi terrorist palestinez gjuajti mbi 4 mijë e 300 raketa në drejtim të Izraelit në hapësirën e 11 ditëve dhe Kupola e Hekurt kapi 90 për qind të atyre që shkonin në zona të populluara.

Po ashtu u përdor në raundet e mëparshme të luftimeve me Gazën.

Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar gjithashtu ndihmën vjetore të mbrojtjes për Jerusalemin prej 3.8 miliardë dollarësh.

Dhe, në ditët në vijim, Senati do të votojë për ndihmën për Izraelin.

Sakaq, kryeministri Naftali Bennett ka shprehur mirënjohjen ndaj Kongresit për “përkushtimin ndaj sigurisë së Izraelit dhe për miratimin e paketës kritike të sigurisë”.

Kurse ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz, ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden për “mbështetjen e palëkundur për sigurinë e Izraelit”.

“Mbështetja që Izraeli mori sonte në Dhomën e Përfaqësuesve Amerikanë është dëshmi e marrëdhënieve strategjike midis Izraelit dhe SHBA-ve”, ka thënë ministri i Jashtëm Yair Lapid.

Votimi i Dhomës së Përfaqësuesve mbi projektligjin ka ardhur pasi financimi i ndalimit për qeverinë përfundon të premten e 11 marsit.

Fatura masive prej 2 mijë e 741 faqesh e bën të qartë se një miliard dollarëshi është shtesë e 500 milionë dollarëve të veçantë në faturën për mbrojtjen raketore të Izraelit.

Financimi prej 500 milionë dollarësh është pjesë e një pakete prej 3.8 miliardë dollarësh të ndihmës vjetore të mbrojtjes për Izraelin, e cila është shkruar në ligj.

Marrë nga “The Times of Israel”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore