SHBA-ja në Speciale financon anëtarë të stafit – “Gjykata mund të mos ketë fonde për të përfunduar rastet e hapura”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) deri tani kanë financuar disa anëtarë të stafit të Gjykatës Speciale në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në rast se urdhri ekzekutiv i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbetet në fuqi, mund të shkaktohen vonesa në proceset gjyqësore. Njohësit e çështjeve të drejtësisë thonë për Albanian Post se, në rastin më ekstrem, Gjykata mund të mos ketë fonde të mjaftueshme për të përfunduar rastet e hapura.
SHFLETO

Foto: Albanian Post