Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) kanë dënuar djegien e një shtëpie në fshatin Veriq të Komunës së Istogut, e cila thuhet se i përket një familjeje serbe që po planifikonte të kthehej në Kosovë.
Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tij në “Twitter”, ndërsa njoftoi se të martën ka vizituar shtëpinë e djegur, ka dënuar sulmin, kurse ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të kujdesen që raste të tilla të mos përsëriten.
“Kjo shtëpi në Istog ka pësuar zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, ka thënë ambasadori amerikan.
Nga misioni i OSBE-së në Prishtinë, nëpërmjet një cicërime në “Twitter”, përveçse kanë kërkuar nga Policia e Kosovës të kryejnë hetime lidhur me rastin dhe kryesit e veprës të sillen para drejtësisë, kanë bërë thirrje që t’u mundësohet e drejta për kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre.
“Bashkë me institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë, fuqishëm mbështesim rikthimin e personave të zhvendosur, në përputhje me mandatin tonë për të drejtat e njeriut dhe pajtim”, ka shkruar OSBE-ja në llogarinë e saj.
Sulmin e ka dënuar edhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili ka mirëpritur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës dhe ambasadës amerikane për të vazhduar mbështetjen për familjen e prekur dhe të gjithë të kthyerve në vend.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?
-
Sekretari i Vatikanit me Vuçiç-in diskutojnë për Kosovën
-
Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut – thelbësor për stabilitetin e rajonit, thotë Begaj
-
Kush po gënjen për letrën e Brnabiç-it, Bislimi apo Lajçak?
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?