Tokyo 2020

SHBA dominonë garat e notit në stil të lirë për 100 dhe 800 metër


Robert Finke i SHBA është fituesi i garës së notit në 800 metër stil i lirë, duke lënë pas Gregorio Paltrinieri e Italisë dhe Mykhailo Romanchuk e Ukrainës.

Koha e regjistruar nga Finke ishte 7:41.87 minuta, ndërsa Paltrinieri e mbylli +0.24 sekonda dhe Romanchuk +0.46 sekonda.

Medalja e Artë shkoi për Finke, argjendi për Paltrinieri dhe bronzi për Romanchuk.

Caeleb Dressel  fiton medaljen e artë në not 100 metër stil i lirë. Ai e përfundoi garën në kohën 47.02 sekonda, duke vendosur kështu edhe një rekord të ri olimpik, duke thyer atë të vendosur më parë në Pekin.

Kyle Chalmers i Austrisë e përfundoi garën në vendin e dytë, duke marrë medaljen e argjend, ndërsa ajo e bronzit shkoi për Kliment Kolesnikov e Rusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore