Sport

Shapovalov, emri i fundit çerekfinalist në ATP Dubai


Denis Shapovalov është bërë emri i fundit i kualifikuar në kuadër të çerekfinaleve të ATP 500 në Dubai.

Numri 14 i botës ishte kundërshtar i Toro Daniel, japonezit numër 111.

Ndeshja e zhvilluar për Denis Shapovalov ishte e dyta më e shkurtra në këtë ATP të Dubai-t, pas asaj mes Jiri Vesely dhe Bautista-Agut.

Shapovalov për asnjë moment gjatë takimit nuk e vuri në dyshim fitoren.

Shërbimet e tij ishin shumë të forta dhe ai u tregua mjaftueshëm i mirë për ta thyer japonezin në shërbimet e tij.

Kanadezi e mbylli ndeshjen pas vetëm 1 orë e 25 minuta, duke triumfuar 0-2 (4-6, 3-6) me sete.

Në çerekfinale, Shapovalov do të përballet me Ricardas Berankis, numrin 99 në botë.

Denis konsiderohet favorit për të arritur gjysmëfinalen, dhe nëse e bën këtë, atëherë aty do të përballet me fituesin e duelit Novak Djokovic – Jiri Vesely.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore