Sport

Sfidat e nëntorit, Primozh Gliha shpall listën e Kosovës


Primozh Gliha, trajneri i Kombëtares së Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve që janë ftuar për dy ndeshjet e nëntorit.

Kosova do të përballet fillimisht me Jordaninë në miqësore, më 10 nëntor. Më pas do të ketë ndeshjen kualifikuese për Katar 2022 me Greqinë, më 14 nëntor. Sfida do të luhet në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 18:00.

Në këto dy ndeshje, ekipi kombëtar i Kosovës do të udhëhiqet për herë të parë nga slloveni Gliha, i cili është caktuar trajneri i përkohshëm i të shkarkuarit Bernard Challandes.

Por, lista është e ngjashme me atë të trajnerit të mëparshëm, Challandes. Të janë rikthyer Valon Berisha, Edon Zhegrova dhe Blendi Idrizi.

Ndeshja me Greqinë do të jetë e fundit për Kosovën në kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022. Verdhekaltrit renditen të fundit në Grupin B me katër pikë në shtatë ndeshje.

Lista e lojtarëve të ftuar:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore