Në “Anfield”, sot luhet sfida që viteve të fundit është shndërruar në derbin më të zjarrtë dhe kryesor të Anglisë.
Liverpool-i i Jurgen Klopp-it do të përballet me Manchester City-n e Pep Guardiola-s.
Si jo rrallë herë gjatë viteve të fundit, skuadrat vijnë në takimin e ndërmjetëm me synim kryesimin që është kreu i tabelës.
Me fillim në orën 17:30, gjithçka pushon, dhe sytë kthehen te dueli Liverpool – City.
Një pikë i ndan dy skuadrat, me të kuqt që kanë 14 dhe qytetarët që kanë 13.
Nga tre mungesa kanë dy skuadrat.
Te Liverpool-i, mungojnë Harvey Elliot, Trent Alexander-Arnold dhe Thiago Alcantara, të tre për shkak të lëndimit.
Të City, mungesë janë Gundogan dhe Zinchenko për shkak të lëndimit dhe Benjamin Mendy i suspenduar nga klubi për shkak të akuzave për përdhunim.
Edhe pse është një ndeshje në kuadër të javës së shtatë, kjo ndeshje mund të vlejë shumë për vazhdimësinë e sezonit.
City kërkon fitoren e dytë radhazi në një fushë të vështirë, pas asaj te Chelsea javën e kaluar.
Kurse, Liverpool-i kërkon rikthimin te fitorja pas barazimit shokues 3-3 përballë Brentford-it.
Skuadra e Klopp mbetet e vetmja skuadër e pamposhtur në Premier Leagued pas gjashtë ndeshjesh.
Salah, Mane, Van Dijk apo Grealish, De Bruyne, Dias, gjithçka do të zbulohet sot në mitikun e zjarrtë “Anfield”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?