Jetesë & Stil

Sfida për çdo çift: Si të filloni marrëdhëniet seksuale?


Ilustrim

Ka një milion raste në jetë që mund të na vendosin pa dashje në një situatë shumë të sikletshme dhe njëra prej tyre është padyshim seksi.

Pavarësisht se jetojmë në një kohë, ku në dukje, flitet hapur për gjëra të ndryshme, seksi ka mbetur disi një lloj tabuje, veçanërisht kur mbetemi vetëm me partnerin dhe nisim një diskutim se çfarë i shkon apo nuk shkon në aktivitetet që zhvillohen në errësirën e dhomës së gjumit.

Kjo është arsyeja pse nuk është për t’u habitur që edhe shkencërisht është vërtetuar se fillimi i seksit, nga ana e kujtdo, është bërë një sfidë e madhe e çdo marrëdhënieje, sepse është gjithmonë e vështirë t’i përgjigjesh pyetjes se kush do të jetë i pari që do të fillojë të heqë rrobat. Dhe cilat janë pasojat për marrëdhënien?

Duke kërkuar justifikime

Fillimi i seksit, pavarësisht nëse duam ta pranojmë apo jo, tingëllon gjithmonë paksa e çuditshme. Në fakt, këtu lind frika se dikush do të mendojë se jemi të varur nga marrëdhëniet seksuale ose se jemi një lloj maniaku që nuk mund të frenohet.

Megjithatë, si duket në jetën reale? Njerëzit zakonisht e mendojnë veten si njerëz të vëmendshëm, partnerë të mirë, dikush tek i cili të gjithë mund të mbështeten, për t’u kujdesur për veten dhe të tjerët, nuk e vënë veten në radhë të parë dhe më pas, natyrisht, lind pyetja pse dikush nuk do të donte seks me ta?

Kur përballemi me mungesa të shpeshta të shkëmbimeve intime, atë që njerëzit në biseda e quajnë uria seksuale në një marrëdhënie, ne nisemi në kërkim të një zgjidhjeje për të mbushur boshllëkun që ndjejmë.

Në fillim, ndodh që ne përpiqemi të imagjinojmë se çfarë mendon partneri ynë – apo çfarë po ndodh në kokën e tij?

Ose le t’i kthehemi atyre roleve stereotipike që kemi mësuar si fëmijë: “Femrat thjesht kanë më pak dëshirë, apo jo?”

Ose një mashkull mund të mendojë: “Partnerja ime ankohet se nuk ndihet seksi, kështu që unë bëhem viktimë e problemeve të saj me pamjen. Por unë mendoj se ajo është seksi, çfarë nuk shkon me të?”

Apo thjesht fajësojmë stresin për gjithçka – sepse kush sot nuk është i mbingarkuar në çdo kuptim? Kështu që kërkimi i justifikimeve bëhet një histori e pafund, dhe heshtja nën mbulesa thellohet.

Gjithnjë e më shumë sugjerohet se heteroseksualët kanë më shumë gjasa të përjetojnë një mospërputhje midis asaj se sa shpesh duan të bëjnë seks dhe sa shpesh bëjnë në të vërtetë. Pse ndodhë kjo? Pjesërisht për shkak se ka më shumë presion për t’iu përmbajtur roleve tradicionale gjinore të grave si “gardiane” të seksit dhe burrave si “iniciatorë”.

Kur ta hapim këtë temë para miqve tanë, të gjithë ndoshta do të thonë se duan seks. Por për shumicën e njerëzve, qëllimi nuk është vetëm të futin partnerin në një lidhje, por edhe ta bëjnë atë ta dëshirojë, dhe kjo në fakt duket si një mision i pamundur.

Zakonisht mendohet se është gjithmonë më e lehtë për atë që refuzon dhe se ka një lloj fuqie të caktuar, por e njëjta përvojë mund të jetë më e keqe ose po aq e pakëndshme për ta.

Dëgjimi i një partneri

Personat që refuzojnë më së shpeshti thonë se ndihen të frustruar me veten e tyre sepse nuk janë mjaft të “eksituar” ose se partneri mendon se mungesa e oreksit për seks do të thotë se nuk janë më tërheqës për palën tjetër.

Megjithatë, më e rëndësishme se kjo ndjenjë është ndjenja e presionit të vazhdueshëm që është e pranishme tek ata që refuzojnë.

Presioni është në fakt një armik i vazhdueshëm i dëshirës seksuale. Dhe mund të jetë jashtëzakonisht toksike për të ardhmen e një marrëdhënieje cilësore.

Ashtu si çdo gjë në jetë, edhe marrëdhëniet seksuale janë një lloj kërcimi. Është një kërcim në të cilin çifti përcakton ritmin seksual – kur dhe sa shpesh do të ketë kthesa emocionuese.

Megjithatë, kjo është një lloj loje delikate e kërcimit, e cila kryhet në mënyra delikate, pa fjalë, duke ndjekur rregulla krejtësisht të paparashikueshme.

Ndërsa mund të jemi të bindur se i dimë të gjitha hapat përpara, gjëja më e rëndësishme është të dëgjoni partnerin tuaj, kështu që gjithmonë të dini se cila këngë mund të funksionojë në cilën pikë dhe të lidhë trupat tuaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore