Financa

Seth Klarman kritikon politikat e Rezervës Federale


Seth Klarman, themeluesi i fondit Baupost, ka kritikuar politikat e Rezervës Federale (RF) në një letër drejtuar investitorëve të fondit të tij.

Klarman kritikoi RF-në për uljen e normave të interesit dhe rritjen e sasisë së parasë në qarkullim. Sipas tij, këto masa e kanë bërë të vështirë vlerësimin real të gjendjes së ekonomisë amerikane.

Ai nënvizoi se zhvillimet ekonomike të SHBA-së, të nxitura nga masat që po ndërmerren, kanë kushtëzuar investitorët në konstatimin e rreziqeve financiare.

Aksionet e SHBA-së në tregje janë rritur më shumë se 75% që nga muaji mars.

Fondi i Klarman-it, i themeluar para katër dekadave, ka arritur në 30 miliardë dollarë vlerë asetesh. Për vitin 2020, fondi ka performuar më dobët se sa pritshmëritë vjetore.

Klarman ka intensifikuar kritikat e tij ndaj ndërhyrjeve të RF-së gjatë muajve të fundit.

Sipas tij, politikat e RF-së  kanë përkeqësuar pabarazinë ekonomike, duke marrë si shembull rritjen e aksioneve të kompanisë Tesla.

Politikat dhe programet e RF-së kanë ndikuar direkt në përmirësimin e kushteve të tregut. Roli i zakonshëm i tregut në lidhje me çmimet është ndërprerë në mënyrë efektive.

Situata e tregjeve, sipas Klaraman-it është e paqëndrueshme dhe krijon hapësira për “flluska” ekonomike. Masat ekonomike po i nxisin investitorët të ndërmarrin rreziqe financiare duke përfshirë rritje në borxhin e korporatave, kredive private dhe bonove.

Rezerva Federale ka ndihmuar në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe mbijetesën e bizneseve të goditura, kryesisht nga pandemia.

Klarman e ka përfunduar analizën duke konstatuar dy ide të rrezikshme që po formohen në tregje. Këto ide lidhen me faktin që deficitet fiskale dhe rritja e borxheve në kohë të pacaktuar nuk po përbëjnë problem për investitorët, pavarësisht se kjo nuk është normale dhe krijon hapësira për kolaps ekonomik në të ardhmen./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore