Lajme

Sërish vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë


Ilustrim.

Ditëve të fundit çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar sërish rritje.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), duke caktuar çmimin maksimal të lejuar për derivatet e naftës për të premten.

Çmimi për një litër naftë ka shkuar në 1,79 cent, derisa një ditë më parë ishte 1.78 cent.

Për naftën çmimi maksimal i lejuar është 1,40 euro, ndërsa çmimi maksimal i gazit është 0,75 euro.

Foto: Ministria e Industrisë.

 

Që nga muaji tetor çmimet e naftës kishin shënuar shtrenjtim.

Ndryshe, më 22 qershor, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar me unanimitet, udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve për produktet e naftës dhe karburanteve të ripërtritshme dhe masat e tjera mbrojtëse, në Kosovë.

Udhëzimi administrativ në fjalë bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori, të mbrohet konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg dhe për qëllime të tjera të interesit shtetëror, ka deklaruar ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë.

Udhëzimi Administrativ u vu në funksion vetëm për një periudhë një mujore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore