Gjykata Speciale

Sërish në seancë të mbyllur dëshmon dëshmitari i nëntë në gjykimin ndaj Shalës


Seanca gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

Dëshmitari i nëntë ndaj Pjetër Shalës, ka vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK).

Shala është duke e përcjellur dëshminë e këtij dëshmitari përmes video-lidhjes.

Ndërsa, nga trupi gjykues nuk është bërë e ditur në rast se në ndonjë pjesë seanca do të kalojë në të hapur teksa i kanë bërë të ditur dëshmitarit se do të merret në pyetje nga prokuroria.

Ai i pyetur nga trupi gjykues për gjendjen e tij sot, dëshmitari ka thënë se “është më keq se dje”.

Shala ishte arrestuar më 16 mars të vitit 2021 nga autoritete belge. Ndërsa transferimi i tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës u bë më 15 prill 2021.

Shala sipas aktakuzës ngarkohet me përgjegjësi penale individuale me forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Dëshmitari i nëntë.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhej në aktakuzë.

Por, Shala në nisje të gjykimit ndaj tij pati thënë në se akuzat ndaj tij janë “të fabrikuara”.

“Nuk pranoj asgjë, të gjitha janë të fabrikuara”, theksoi Shala.

Gjykata Speciale tashmë e ka shqiptuar dënimin e parë për krime lufte në dhjetor të vitit të kaluar.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar më 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Dëshmitari i nëntë në gjykimin ndaj Shalës nis deklaratën në seancë të mbyllur

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore